Federata nuk fal, mesfushori i Kombëtares pezullohet me 10 ndeshje

Mesfushori i Kombëtares shqiptare U19, Klaus Kashari është bërë protagonist për keq në Itali. Talenti i kuqezinjve të rinj dhe Feralpisalo në Serie C, është përfshirë në një situatë të pakëndshme.

Në ndeshjen e fundjavës kundër Sudtirol, Kashari u ndëshkua me karton të kuq, në pjesën e dytë. Shkak për këtë karton të kuq u bënë fyerjet dhe fjalët raciste të shqiptarit në drejtim të një lojtari të ekipit kundërshtar.

Por kjo ngjarje nuk ka kaluar vetëm me karton të kuq. Federata Italiane e Futbollit e ka dënuar shqiptarin me 10 ndeshje pezullim. Në krahun tjetër, klubi i Feralpisalo pritet të marrë një tjetër vendim për 18-vjeçarin kuqezi.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Goli fenomenal i Myrto Uzunit i fut të “dridhurat” Izraelit, Shqipëria tregon “muskujt”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us