Federata turke nuk toleron, pezullim dhe gjobë për Jose Mourinho (ARSYET)

Deklaratat pas ndeshjet kushtojnë për Jose Mourinho. Portugezi është dënuar nga Federata Turke pas asaj që ka thënë pas fitores së Fenerbahce në fushën e Trabzonsporit.

Mourinho është pezulluar me një ndeshje, si edhe u gjobit me mbi 25 mijë euro për deklaratat.

Sipas federatës, ato synonin dëmtimin e reputacionit të Federatës Turke të Futbollit, zhvlerësimin e futbollit turk dhe lënien në hije të zyrtarëve të tjerë të garës.

Bordi Disiplinor i Futbollit Profesional (PFDK) e dënon Mourinhon edhe për sjelljen e tij josportive ndaj tifozëve të skuadrës rivale. Mourinho sulmoi gjyqtarët duke pretenduar se ata po punonin për Galatasarayn.

Lajme të tjera |  SKANDALOZE/ Federata TRONDIT klubin shqiptar, e përjashton nga Kupa dhe e gjobit 105 mijë euro

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us