Festa e FITORES së 11 majit/ Rama PARALAJMËRON furtunë në PS dhe qeveri!

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme, në Pallatin e Brigadave, ekipin e deputetëve dhe kandidatëve të 11 Majit.

Rama ka paralajmëruar lëvizje në udhëheqjen e Partisë Socialiste dhe në qeveri.

“Kemi garantuar drejtësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin dhe kemi bërë histori me vendin tonë brenda kësaj dekade. Kemi mësuar se për t’i arritur këto suksese, duhet një punë e madhe me veten. Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt”, tha Rama

Lajme të tjera |  Qeveria, 5 milionë euro për të ndërtuar hotel luksoz qensh

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us