E ka drejtuar te Dinamo, trajneri i skuadrës turke kërkon “yllin” e Kombëtares shqiptare

Arbër Hoxha mund të ndryshojë ambient gjatë merkatos së verës. Shqiptari aktualisht është pjesë e Dinamo Zagreb në Kroaci.

Por 26-vjeçari mund të largohet nga kroatët për një tjetër aventurë në karrierën e tij. Interesim konkret për të ka nga Turqia. Saktësisht është skuadra e Kayserispor që kërkon shërbimet e shqiptarit.

Ekipi turk siç dihet drejtohet nga Sergej Jakirovic, i cili në të kaluarën ka drejtuar edhe Dinamo Zagreb. Kështu 48-vjeçari e njeh mirë Hoxhën, të cilin ka kërkuar që ta ketë sërish nën urdhrat e tij, këtë herë te ekipi turk.

Bisedimet mes palëve janë në fazën fillestare. Lideri i Kombëtares ka kontratë me Dinamo Zagreb edhe 1 sezon tjetër dhe mbetet të shihet nëse kroatët do të heqin dorë nga shqiptari.

Në këtë sezon Hoxha  ka luajtur në 41 ndeshje, ku ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar 3 herë të tjera. Ndërkohë nga “transfermarkt” vlerësohet 1.5 milionë euro.

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us