Ditën e sotme në kampin e Partizanit ka festë. Kjo për shkak se portieri i ekipit të kuq, Pano Qirko, feston sot ditëlindjen e tij të 26-të.
Sigurisht që urimi nuk mund të mungonte nga Partizani. “100 vite të lumtura dhe shumë suksese me fanelën e kuq. Gëzuar ditëlindjen, Pano Qirko”, shkruan klubi kryeqytetas.
Kujtojmë se gardiani është pjesë e të kuqve prej majit të vitit 2023 kur vendosi të largohej nga Teuta. Ndërsa në sezonin që lamë pas, Qirko mbajti portën e paprekur në 16 ndeshje.