“Filloi avazi… po vidhen votat!”, Kryeministri ironizon sërish Berishën

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar përsëri mëngjesin e sotëm me një video-postim të ri kreun e PD-së Sali Berisha, duke marrë shkas nga deklaratat e çoroditura pa kuptime llogjike, kohore dhe statistikore të ish-kryeministrit që po i bën kohët e fundit, siç ishte edhe rasti me “dividentin”.

Këtë herë ai mori motiv nga një deklaratë e mëhershme e Berishës, që akuzon për vjedhje votash nga Rama, mbrojtjen e saj nga PD dhe këtu vjen komenti i kryeministrit.

Teksa poston me një buf, ai ka shtuar në krah edhe emojin e një maske klouni, nën përshkrimin ironik:

“Filloi avazi… po vidhen votat!”.
Dhe më tej në video përdor në sfond deklaratën e kreut të PD-së, që përfundon me deklaratën se “Berisha do e mbronte votën!!”.

Lajme të tjera |  Imzot Dodaj: Të investojmë te çiftet e reja, po thellohet “dimri demografik”

Sfondi i fjalës së Berishës:

“Të kemi parasysh, Edi Rama urohej në darkë pa u numëruar asnjë votë për fitoren… të mendosh se Edi Rama nuk do bëjë çdo përpjekje për të manipuluar votën, është të gënjesh veten i thonë asaj, gënjen veten ai që mendon këtë. Pavarësisht nga përpjekjet që bën, ka faktuar se është i tmerruar. Por ne do ta mbrojmë atë votë”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us