Egnatia ia doli që të fitonte përball Breidablik mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e vlefshme për fazën e parë kualifikuese të UEFA Champions League. Sfida që u zhvillua në Rrogozhinë, përfundoi 1-0.
Megjithatë, në momentin që po festohej goli i Ildi Grudës, mesfushori titullar, Regi Lushkja u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri kryesor. Një “dhimbje” koke për Edlir Tetovën, duke marrë parasysh që sfida tjetër do të jetë një transfertë e vështirë.

Momenti kur Lushkja u ndëshkua me karton të kuq
Tashmë, Egnatia duhet të bëjë pa Lushkjën në Islandë, me Tetovën, i cili ka si detyrë të përgatisë një tjetër 11-she titullare.