Dita e sotme është shumë e veçantë për Doriva Guindoni Junior. Ndihmës trajneri i Kombëtares feston ditëlindjen.
Sot ai ka mbushur 53-vjeç. Kjo ditëlindje e gjen atë në Shqipëri, vetëm pak ditë para grumbullimit të ekipit për duelet me Serbinë dhe Letoninë.
Urimet janë të shumta për të dhe nuk kishte si të mundonte edhe nga FSHF-ja.“Sot i urojmë ditëlindjen zëvëndëstrajnerit të Kombëtares, Doriva ???? . Feliz aniversário ????”, shkruhet në postimin e FSHF-së.
Siç dihet ekipi ynë do të nisë stërvitjen ditën e sotme vetëm me disa futbollistë, ku do të vendosen në Durrës. Përgatitje këto që do të bëhen në kuadër të sfidës me Serbinë. Duel që do të luhet me 7 qershor në “Arenën Kombëtare”, ora 20:45 dhe 3 ditë më vonë do të udhtojnë në transfertë për të sfiduar Letoninë, në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.