FOTO/ Sylvinho te Barcelona, vajza e rikthen trajnerin e Kombëtares te katalanasit

Sylvinho aktualisht është i përqendruar te grumbullimi i Kombëtares, ku kuqezinjtë do të luajnë ndaj Serbisë dhe Letonisë. Takime këto të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Por pavarësisht kësaj, vajza e Sylvinhos e poston shpesh brazilianin në rrjetet e saj sociale. Këtë herë ka ndarë një foto kur Sylvinho ishte futbollist.

“Timonieri” i Kombëtares mban të veshur fanellën e Barcelonës, skuadër me të cilën ka luajtur në të kaluarën. Taty Mendes siç duket ka “rikthyer” babin e saj te blaugranat, duke risjellë kështu kujtimet e asaj periudhe.

FOTO/ Sylvinho te Barcelona, vajza e rikthen trajnerin e Kombëtares te

Postimi i Taty Mendes
Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us