FOTO/ TRAGJIKE në Selanik, ky është SHQIPTARI që vr*u gruan dhe PLAGOSI djalin e tij me th*kë!

Personi që shihni në foto është 46-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet se vrau partneren e tij 60-vjeçare me thikë, ndërsa la të plagosur djalin e saj 29 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Angelochori në Selanik.

Mediat në Greqi bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur në shtëpinë e çiftit mëngjesin e sotëm.

Çifti ka pasur një debat të ashpër, motivet e debatit mbeten ende të paditura.

Në debat e sipër 46-vjeçari me origjinë shqiptare ka marrë thikën dhe ka sulmuar partneren e tij.

Në atë moment mes çiftit ka ndërhyrë djali i 60-vjeçares për t’i ndaluar.

Për fat të keq ai nuk arriti të shpëtonte 60-vjeçaren, e cila humbi jetën nga goditja me thikë, ndërkohë që vetë mbeti i plagosur.

29-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht ai është shtruar në spitalin Ipppkrateio. Pas krimit mizor, autori është vetëdorëzuar në Polici dhe është arrestuar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us