FOTO / U vetë*ra në Prishtinë, polici Alban Tolaj është babai i moderatores së njohur

Polici Alban Tolaj u gjet i vdekur ditën e sotme banesën e tij në Prishtinë. Mediat raportuan se Tolaj ka kryer vetëvrasje.

Ndërsa sipas miqve të tij, vdekja ishte aksidentale.

“Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën ‘Ahmet Korenica’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor. Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, është shprehur Agron Borovci.

Mediat në Kosovë kanë arritur të konfirmojnë se viktima, Alban Tolaj është babai i prezantuesesdhe këngëtares së njohur atje, Elsa Tolaj.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 19 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us