Frikë nga rregullorja e re dhe mbajtja e pagave? “Zbutet” sjellja e opozitës në Kuvend

Edhe pse seanca e sotme në Kuvend u mbyll për 10 minuta, ajo që ishte e dukshme ishte sjellja e zbutur e opozitës, edhe pse në sallë ishte edhe vetë Edi Rama, për të cilin ngritën pankarta se ishte ‘vrasësi i pluralizmit’. Ndryshe nga seancat e tjera, që janë parë me flakadanë dhe luftë karrigesh, gjatë ditës së sotme opozita mbajti vetëm pankarta në duar, si dhe iu fërshëllyen bilbilëve.

Aq e ‘qetë’ ishte protesta e sotme e opozitës në Kuvend, sa në një moment kryeparlamentarja Lindita Nikolla i kërkoi Gardës të largohej nga pozicioni që mban, tashmë prej disa javësh përpara tavolinës së ministrave.

Kjo sjellje e zbutur e opozitës, lidhet padiskutim me ndryshimet e fundit në rregulloren e Kuvendit, ku për deputetët që kryejnë akte dhune janë parashikuar ndëshkime deri në 60 ditë nga seancat dhe mbledhjet e Komisionet, që rrjedhimisht sjellin dhe pasoja financiare në xhepat e tyre. Në seancën e sotme, përveç Sali Berishës nën arrest, mungonin dhe deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

Lajme të tjera |  DEFEKTET e SISTEMIT/ Adriatik Lapaj me 1 mandat ka më shume vota se Tom Doshi i cili ka 3 mandate deputeti!

Frikë nga rregullorja e re dhe mbajtja e pagave? “Zbutet”Frikë nga rregullorja e re dhe mbajtja e pagave? “Zbutet”Frikë nga rregullorja e re dhe mbajtja e pagave? “Zbutet”Frikë nga rregullorja e re dhe mbajtja e pagave? “Zbutet”Frikë nga rregullorja e re dhe mbajtja e pagave? “Zbutet”Frikë nga rregullorja e re dhe mbajtja e pagave? “Zbutet”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us