FSHF-ja hap dyert e stadiumit, kuqezinjtë e Alban Bushit zbresin në fushë

Kombëtarja U-21 do të luajë në stadiumin e Vorës, ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë. Skuadra prej të hënës ka zhvilluar përgatitjet për këtë sfidë.

Për shkak të largimit të Ermal Metas për arsye dëmtimi, ditën e djeshme pjesë e skuadrës u bë Hajrulla Tola. Fatmirësisht për Alban Bushin gjendja e grupit është e mirë dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm të kontribuojnë për këtë duel.

Takimi Shqipëri U21 – Moldavi U21 do të luhet nesër në stadiumin e Vorës, në orën 14:00. Për të ndjekur këtë përballje FSHF-ja ka vendosur që hyrja për në stadium të jetë falas.

Lajme të tjera |  Nga Premier League te PSG, kampionët e Champions League fusin në “sherr” ekipet e së njëjtës ligë! I “buzëqesh” fati sulmuesit të Kombëtares

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us