Futbollisti që shënoi vetëm 2 gola me Partizanin largohet, një formacion i spastruar te “demat”

Agim Zeka e mbylli dje zyrtarisht me Partizanin. Klubi i kuq tregoi se palët kanë ndarë rrugët me mirëkuptim, njoftim i cili ndjek disa largime të mëparshme.

Zeka fitoi edhe ftesën e Kombëtares, ndërsa ishte pjesë e kryeqytetasve. Në shtatorin e kaluar u grumbullua nga Silvinjo para ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Më pas qëndroi në tribunë. Në total, me Partizanin luajti 37 ndeshje, ku shënoi dy gola dhe asistoi katër të tjerë.

NJOFTIMI- “Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Agim Zeka. Sulmuesi 26-vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim sot kontratën mes tyre. Partizani dëshiron t’i shpreh mirënjohjen Agim Zekës për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe dhe i uron shumë suksese në karrierë. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani”.

Lajme të tjera |  “Stoli i artë”, Elseid Hysaj, i treti më i paguar te Lacio

REVOLUCION- Partizani i ri ka nisur që në maj, ndërsa tashmë mund të ndërtohet një skuadër me të larguar. Me përjashtim të portës, të gjitha repartet e tjera janë prekur. Qirko, Hoxha dhe Tahri vijojnë me ekipin e drejtuar nga trajneri Gega. Pjesa tjetër, që mbylli sezonin e fundit, por nuk vazhdon më tej është: Osmanllari, Domgjoni, Shala, Vujnoviç, Taipi, Zeka, Eleke, Podstrelov. Po ashtu, edhe Mintongo që qëndronte i huazuar. Mbrojtësit Zuna dhe Baruti u kthyen nga huazimet në Kategorinë e Parë, por nuk u preferua qëndrimi në ekipin e parë.PAR

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us