Fyerjet ndaj gjyqtarëve/ Ish-presidenti amerikan Donald Trump, gjobitet me 9 mijë dollarë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është gjobitur me 9 mijë dollarë nga një gjykatë në Nju Jork pasi shkeli një urdhër të gjykatësit mbi ndalimin e postimeve në rrjetin e tij social “Truth Social” mbi gjyqtarët dhe dëshmitarët ndaj tij në gjyqin për mashtrimin me taksat, raporton CNN.

Gjyqtari Juan Merchan, përmendi nëntë shkelje që Trump kishte bërë me fyerjet ndaj gjyqtarëve në rrjetin e tij social dhe e gjobiti atë me nga 1 mijë dollarë për çdo shkelje. Trump është paralajmëruar se mund të përfundojë në burg nëse vijon të shkelë vendimet e gjyqtarit. Çdo shkelje e ardhshme e Trump mund të pasohet nga gjoba të majme ose burgim deri në 30 ditë për ish-presidentin amerikan.

Lajme të tjera |  Papa Francesku ndërroi jetë, Rama nga Kavaja: Ja si m’u përgjigj kur i thashë “keni bërë shumë armiq”!

Trump prillin e kaluar u deklarua i pafajshëm për një aktakuzë prej 34 pikash që e akuzon atë për falsifikim të të dhënave të biznesit në lidhje me një pagesë të parave të heshtura që avokati i tij i atëhershëm Michael Cohen.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us