“Gabim shumë i madh”, Rama tregon se çfarë i tha Erion Veliajt pasi doli nga SPAK

Kryeministri Edi Rama ka treguar për emisionin “Opinion” se çfarë ka biseduar me kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili pak ditë më parë u paraqit në SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Pas daljes nga SPAK, Veliaj sulmoi disa gazetarë dhe analistë të cilët sipas tij, e kishin sulmuar në studio televizive. Për këtë, Rama deklaron se i ka thënë Veliajt se ka bërë shumë gabim që ka sulmuar analistët dhe gazetarët. Sipas Ramës, sulmet e tyre nuk janë të denja për një person që ka poste të larta si Veliaj.

Pjesë nga intervista

Fevziu: A ishte fjalimi juaj dhe adresimi juaj një mesazh për Erion Veliajn?

Rama: Mesazhet për Veliajn i kam të thjeshta fare, një tekst, telefonat një mesazh, një takim. Që unë nuk mbroj..

Lajme të tjera |  Kthesë në hetimet e atentatit ndaj 4 të rinjve, bie pistae gruas së Roan Brahimit, Artan Hoxha: Po devijohet e vërteta

Fevziu: Ju thatë që mbroni vetëm Zaon se të tjerët asnjë.

Rama: O zotëri unë këtë e kam thënë 1 mijë herë, jo po prapë se shiko. Unë jam ndryshe Fezo. Ky është thelbi dhe ju nuk doni ta pranoni, ok mos e pranoni. Jam ndryshe mor shok, jam ndryshe. Unë ato gjëra që them i mendoj.

Fevziu: Meqë kishe vetëm një mesazh të shkurtër, një tekst apo një telefonat me Veliajn, a i the gjë për qëndrimin që ai mbajti duke akuzuar një sërë gazetarësh pasi doli nga SPAK?

Rama: Po, i thash. Gabim shumë i madh.

Fevziu: Pse?

Rama: Sepse unë personalisht kam patuar shumë herë reagime ndaj medias. Por, nuk kam sulmuar kurrë një me emër, një person, sepse këto sulme nuk janë sulme të denja për kë do qoftë që ka një funksion të lartë dhe që ka një raport që lidhet me rolin e tij institucional. Mesazhet për Erion Veliajn unë i kam të thjeshta fare, një mesazh, një telefonatë dhe një takim. Unë korrupsionin nuk e mbroj. Gabim shumë i madh. Unë personalisht kam pasur shumë probleme me mediat, por nuk kam sharë asnjëhere një person. Nuk është e hijshme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us