Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u diskutua për vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila vendosi që të lërë në arrest me burg kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Gazetari Sokol Bregu deklaroi se argumentimi i mbajtjes në qelinë e paraburgimit të Veliajt se po të jetë i lirë ndikon mbi dëshmitarët apo prish provat nuk qëndron sepse po me këtë akuzë janë edhe 6 të tjerë që mund të prishin provat.
“Deri tani perceptimi popullor po fiton mbi të drejtën. Thanë se Veliaj ka vjedhur aq e kaq, Meta ka minierë floriri etj dhe s’ka dalë gjë. Për mua dëshmitarët janë njësoj si brenda si jashtë burgut.
Rrezik për hetimet nga Veliaj nuk ka. Ai është në këtë akuzë, bashkë me 6 të tjerë. Janë 4 biznesmenë ndërtimi, një i afërm dhe gruaja. Ata janë biznesmenë me shumë para dhe që mund të prishin prova”- tha Bregu.





