Gazsjellësi TAP, AGS gati vlerësojë teknikisht gjithë instalimin në Shqipëri

AGS Co, që është kompania shqiptare e Shërbimit të Gazit, një kompani e përbashkët e krijuar ndërmjet operatorit shqiptar të transmetimit të gazit Albgaz. Sh.a dhe operatori italian Snam S.p.a. për shërbimet e operimit dhe mirëmbajtjes së Gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP) në territorin e Shqipërisë ka hapur procedurën për këtë shërbim.

Kompania sqaron në dokumentet e tenderit se, duke qenë se ky tubacion ka një presion operimi të projektuar prej 95 Bar, duke përfshirë stacionet e valvulave dhe kompresorëve, AGS co. e sheh të nevojshme funksionimin e sigurt të tubacionit, duke mbrojtur njerëzit, mjedisin, komunitetet dhe asetet.

I njëjti dokument sqaron se referuar kuadrit ligjor shqiptar në fuqi, personi përgjegjës për produktin/instalimin ka detyrimin të garantojë që produkti/instalimi aktualisht në funksionim vazhdon të jetë në përputhje me kërkesat e sigurisë gjatë gjithë periudhës së përdorimit.

Gjithashtu, është e detyruar t’i nënshtrohet produktit/instalimit në inspektimin e rregullt periodik të kryer nga organet kompetente të miratuara për këtë qëllim, të cilat janë të akredituara për fushën përkatëse të inspektimit dhe verifikimit teknik nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit dhe të miratuara nga Ministri.

Lajme të tjera |  "Ti ki kujdes..."/ Vokshi në komision, i përplas mikrofonin Ndrecës/ Deputeti i PS: Ke nevojë për qetësues, je deformuar frikshëm

“Për këtë qëllim, inspektimet teknike dhe vlerësimet e konformitetit duhet të kryhen (nga organet e vlerësimit të konformitetit) bazuar në kuadrin ligjor në fuqi, ligjin 10433/2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjin 10489/2011 i ndryshuar “Për mbikëqyrjen” të tregut të produkteve joushqimore” Krahas kuadrit ligjor të mësipërm, është një kërkesë e vendimeve të mëposhtme për të kryer inspektimin e artikujve të objektit të këtij specifikimi teknik:

Vendimi nr. 1060, datë 23.12.2015 për miratimin e rregullit teknik “për makineritë” dhe përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara.

Vendimi nr. 192, datë 4.4.2018 për miratimin e rregullit teknik “për ashensorët dhe përbërësit e shoqërive për ashensorët dhe përcaktimin e listave të standardeve të harmonizuara” nënvizon kompania.

Lajme të tjera |  Zyrtare/ Nëna dhe foshnja ndërruan jetë tragjikisht, zbulohet shkaku i ngjarjes në Tiranë

Sipas saj verifikimi i gjendjes teknike të instalimeve të pajisjeve do të shërbejë për përcaktimin dhe identifikimin e problemeve teknike përpara se ato të krijojnë dëmtime serioze dhe prishje të mundshme të sistemit.

“Ky vlerësim do të vlerësojë njëkohësisht përputhshmërinë me kërkesat e standardeve për funksionimin dhe mirëmbajtjen e instalimeve dhe do të përcaktojë ndërhyrjet e nevojshme për riparimin, optimizimin dhe masat parandaluese që duhen marrë për të garantuar funksionimin e sigurt dhe jetëgjatësinë e instalimeve të TAP” thuhet në dokument.

Gazsjellësi TAP është një nga investimet më të mëdha në vend dhe kalon në tre shtete Greqi, Shqipëri dhe Itali. Gazsjellësi transmeton gaz nga Azerbajxhani drejt tregut europian. Ky gazsjellës nisi operacionet tregtare në nëntor 2020.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us