Gjendet i varur shqiptari në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një nga burgjet e Italisë ku një shqiptar ka ndërmarrë aktin tragjik duke vrarë veten. Sipas saj që mediat vendase raportojë mësohet se 46-vjeçari shqiptar ka vrarë veten brenda në qelinë e tij në burgun e Ternit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 të mëngjesit të kësaj të hënë, ku shqiptari i cili ndodhej në qeli pasi akuzohet për dhunë në familje, u gjet i varur na policët në qeli.

“Përpjekjet e punonjësve shëndetësore dhe policisë së burgut për ta shpëtuar ishin të kota”, tha një nga zyrtarët e burgut.

Shqiptari më herët ishte arrestuar për “grabitje”. Më pas gjykata vendosi masën “arrest shtëpie” për të, mirëpo pas një tjetër denoncimi ai u arrestua pasi kishte ushtruar dhunë në familje.

Lajme të tjera |  Më shumë të vdekur sesa foshnje/ Gjermania shënon numër rekord banorësh

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us