Gjermania legalizon përdorimin e kanabisit më 1 Prill, ja çfarë duhet të dini

Një program kryesor dhe i diskutueshëm, i koalicionit të Olaf Scholz, legalizimi i pjesshëm i kanabisit për qëllime rekreative hyn në fuqi nga e hëna në Gjermani. Megjithatë, qasja ligjore në këtë substancë nuk është aq e thjeshtë. 1 Prilli, kjo ditë, tradicionalisht kushtuar shakave, shënon fazën e parë të reformës, lejohet mbajtja e 25 gramëve kanabis të tharë në vende publike për të rriturit, si dhe kultivimi i bimës në shtëpi, deri në tre bimë për të rritur dhe 50 gram kanabis të tharë.

Me një dozë mesatare të vlerësuar në 0,3 gram për cigare, 25 gram i lejon përdoruesit të marrë rreth 80 ‘pompa’, por ato nuk mund të pihen askund, konsumimi i tyre është i ndaluar në një rreze prej 100 metrash rreth shkollave, kopshteve, këndeve të lojërave dhe objekteve sportive publike. Ndalohet plotësisht edhe në rrugët e këmbësorëve nga ora 7:00 deri në 20:00.

Do të duhet të presësh disa muaj që të mund të merret legalisht kjo substancë përmes “klubeve të kanabisit”, shoqata me karakter jofitimprurës që do të mund të krijohen nga 1 korriku pas një procesi të ndërlikuar administrativ. Ata do të vendosen në Gjermani nën përgjegjësinë e autoriteteve rajonale, ndërsa numri i anëtarëve të tyre do të jetë i kufizuar në 500.

Lajme të tjera |  Qeveria premtoi se do të rritë pensionet, tashmë parashikon edhe rritjen e moshës së daljes në pension (DOKUMENTI)

Ata do të mund të shpërndajnë maksimumi 50 gramë në muaj për anëtar. Të rriturit nën moshën 21 vjeç do të kenë të drejtën e 30 gramë kanabis, përmbajtja e THC e të cilit, një nga molekulat kryesore psikoaktive, nuk duhet të kalojë 10%. Ndalohet pjesëmarrja në disa shoqata në të njëjtën kohë. Gjithashtu brenda këtyre “klubeve” nuk lejohen grumbullimet dhe pirja.

Nuk ka turistë

Në këtë fazë, kanabisi nuk do të shitet në Gjermani, kështu që nuk do të ketë dyqane të specializuara, siç u konsiderua në një version të parë të ligjit. Për të pasur akses ligjor, duhet të jetë banor i vendit për të paktën gjashtë muaj dhe ta kultivojë vetë ose nëpërmjet një klubi.

Kjo zvogëlon rrezikun e një fluksi të “turistëve të drogës”, të cilin kritikët e ligjit, veçanërisht partitë opozitare konservatore CDU/CSU, e akuzojnë. Në një fazë të dytë, por pa një orar, qeveria planifikon të eksperimentojë me shitjen e kanabisit nga farmacitë apo dyqanet e licencuara nga shteti në rajonet “pilot” që mbeten për t’u përcaktuar.

Lajme të tjera |  Kandidatë për të drejtuar PD-në drejt fitores ka shumë

Amnistia

Qëllimi i qeverisë së formuar nga Social Demokratët, të Gjelbërit dhe Liberalët, për të përshtatur konsumin e kanabisit me cilësi të mirë për të luftuar në mënyrë më efektive kontrabandën është kundërshtuar ashpër nga konservatorët, të cilët kanë paralajmëruar për rreziqet shëndetësore të legalizimit si dhe për përgjithësimin faktik të kësaj lënde narkotike.

Shumë kanë frikë gjithashtu se do të ketë një ngarkesë të tepërt për gjyqësorin, për shkak të amnistisë së parashikuar për veprat penale të lidhura me kanabisin, dhjetëra mijëra vendime gjyqësore duhet të rishikohen. Friedrich Merz, kreu i CDU i cili aktualisht po kryeson sondazhet, ka paralajmëruar tashmë se nëse partia e tij kthehet në pushtet pas zgjedhjeve të 2025, ajo do ta shfuqizojë “menjëherë” ligjin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us