“Gjithë këto vite kemi patur një shoqe që ka qenë melhem”, Rama: Më 11 maj, ne me shoqen Fitore, ata me Noc Rrokun

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot opozitën duke thënë se më 11 maj, PS do të jetë me “shoqen fitore”, ndërsa opozita me “noc rrokun”.

Nga takimi me asambletë socialiste në njësitë 1 dhe 2 në Tiranë, Rama gjithashtu foli dhe për procesin e integrimit në BE, duke thënë se “nuk  ka bekim më të madh sesa të ngrihet flamuri atje bashkë me ato 27 të tjerët”.

“Shqipëria në raport me Europën, në 2013 as nuk dukej në horizont fare dritarja që na është hapur sot. Sot Shqipëria vend pararojë. Si ndodhi kjo? Pikërisht sepse ne e dimë shumë mirë që çfarë duhet të bëjmë dhe sepse jemi gati të bëjmë këto sakrifica. Nuk ka bekim më të madh sesa të ngrihet flamuri atje bashkë me ato 27 të tjerët. Na bie i pari ne se e kemi Albania. Dhe të vëmë emrin Albania në tryezë, me ata që na janë dukur si ufo.

Përtej të gjithave ne gjithë këto vite kemi patur një shoqe, që ka qenë melhem për ne, fitore. Shoqja fitore, 9 herë. Kështu që miqtë e mi, më 11 maj i kemi ndarë, ne me shoqen fitore ata me Noc Rrokun”, tha Rama.

Lajme të tjera |  "Çyryk!"/ Berisha nga Kamza me kapele si Trump, replika me Ramën: Nuk do e kishe kaluar Qafën e Buallit pa…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us