GJKKO e la në qeli, reagon kreu i PL dhe njofton konferencë për mediat nga burgu: S’ka fuqi që mbyt të vërtetat e Ilir Metës!

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që la në fuqi masën “arrest me burg” ndaj tij. Ai akuzon organet e drejtësisë për veprim të orkestruar politikisht dhe paralajmëron betejë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe në opinionin publik.

Ai u bën thirrje qytetarëve dhe gazetarëve të ndjekin argumentet mbrojtëse të Partisë së Lirisë: Sot, në orën 17:30, përmes një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi. Nesër, në orën 11:00, për një konferencë live për media ku Meta do të përgjigjet nëpërmjet telefonit ndaj pyetjeve të gazetarëve.

Lajme të tjera |  Korreshi: Tre mandate na e lëruan nënën, tani do kthehen nga baba! I lumtur që se kam gjallë. Pas dasme ka sërish punë për të pastruar pjatat

“Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë”, përfundon ai mesazhin e tij.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us