Gjysmëfinalja e parë premton spektakël, Vllaznia – Dinamo përplasin “brirët” në Kupën e Shqipërisë

Ditën e sotme do të luhet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë. Në “Loro Boriçi” të Shkodrës do të përballen mes tyre Vllaznia – Dinamo.

Një duel që do të startojë në orën 19:00 dhe që do të marrë vëmendjen e tifozëve. Do të përplasin “brirët” mes tyre për fitoren për t’i hapur rrugë më pas edhe kalimit në finalen e madhe.

Si shkodranët ashtu edhe dinamoviët do të luajnë “all-in” në këtë takim, pasi synojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni. Një trofe i cili është objektivi i të dyja ekipeve dhe që sfida mes tyre premton të jetë mjaft e luftuar dhe shumë emocionuese.

Lajme të tjera |  FOTO/ Nga ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, te Hyka dhe Lilaj, 25 trajnerë të rinj diplomohen me licencën UEFA A

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us