Bëhen publike rezultatet e analizave të kryera tek dhjetëra fëmijë të kopshtit nr.1 në Gramsh të cilët u paraqitën këtë javë në spital me simptoma të rënda të helmimit.
Rezultatet e analizave kanë konfirmuar se 4 fëmijë janë kontaminuar me salmonelë. Nga 70 mostra që janë dërguar, 4 kanë dalë pozitivë.
Autoritetet përgjegjëse të drejtësisë po hetojnë pistën kryesore që dyshohet se është shkaku i infektimit, kompania “Nelsa shpk” e cila kryen furnizimin me ushqim katering të këtij kopshti.
Ndaj ngjarjes së rëndë të Gramshit, prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet, teksa ka bllokuar kartelat mjekësore të fëmijëve të shtruar në spital, si dhe kanë bllokuar ushqimet në kuzhinën e kopshtit.
Prindërit e fëmijëve të kopshtit publik nr.1 në Gramsh kanë lajmëruar protestë ditën e hënë për të vendosur para përgjegjësisë shkaktarët e kësaj situate që ka tronditur opinionin publik.