Greqia, shteti i parë që pritet të pësojë “kolaps të popullsisë”, Mitsotakis: Kërcënim kombëtar!

Greqia parashikohet të bëhet vendi i parë që do të pësojë “kolapsin e popullsisë” pasi vdekjet vazhdojnë të rriten në të gjithë vendin, ndërsa normat e lindshmërisë kanë rënë në nivele më të ulëta sesa ekspertët mendonin më parë.

Problemet me zemrën, goditjet në tru, mpiksja e gjakut dhe kanceret në mesin e të rinjve ndryshe të shëndetshëm kanë bërë që nivelet e vdekshmërisë të rriten ndjeshëm në Greqi, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Sakaq, nivelet e fertilitetit tek të rinjtë meshkuj dhe femra kanë bërë që shkalla e lindjeve të bjerë ndjeshëm, duke regjistruar nivelin më të ulët të numrit të lindjeve në gati një shekull.

Perspektiva e kolapsit të popullsisë në Greqi është një “bombë me sahat” dhe një “kërcënim kombëtar” sipas kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Lajme të tjera |  Sondazhi i McLaughlin: Rama, lideri më i pëlqyer në Shqipëri, si renditen Berisha, Meta dhe Basha...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us