Greqia zgjeroi kufijtë detar, vjen paralajmërimi i fortë nga Turqia: Gati të mbrojmë të drejtat tona

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka deklaruar se është e vendosur të mbrojë me çdo kusht të drejtat dhe interesat e Ankarasë në Detin Egje dhe Mesdheun Lindor, pas prezantimit të një harte të re nga pala greke që përshkruan hapësirën detare të pretenduar nga Athina në këto rajone të diskutueshme.

“Forcat e Armatosura të Turqisë janë të vendosura për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona në Egje dhe në Mesdheun Lindor,” thanë burime nga ministria, duke e cilësuar hartën greke si “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Harta e paraqitur së fundmi nga Athina ka rikthyer në qendër të vëmendjes një nga çështjet më të ndjeshme mes dy vendeve: përcaktimin e kufijve detarë në Egje dhe Mesdhe. Greqia pretendon një zgjerim të kufirit të saj detar bazuar në ishujt e vegjël dhe të pabanuar, duke përfshirë një pjesë të konsiderueshme të sipërfaqes detare që Turqia e konsideron si zonë të saj të interesit ekonomik ekskluziv.

Ankaraja e sheh këtë si një përpjekje për të kufizuar hapësirën e saj detare dhe për të bllokuar qasjen e saj në burimet natyrore të Mesdheut Lindor, ku në vitet e fundit janë zbuluar rezerva të mëdha gazi natyror.

Lajme të tjera |  Lëshohet urdhër arrest për shefin e Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Roven Zeka dhe shefin e Aksidenteve Sokol Novaku

Tensionet detare mes Turqisë dhe Greqisë janë përshkallëzuar herë pas here gjatë dekadave të fundit, shpesh të shoqëruara me manovra ushtarake dhe ndërhyrje diplomatike nga NATO dhe BE.

Zyrtarët turq kanë theksuar se janë të hapur për dialog, por nuk do të pranojnë vendime të njëanshme që cenojnë sovranitetin dhe interesat strategjike të vendit.

Kjo situatë pritet të ndikojë edhe më tej në marrëdhëniet jo gjithmonë të qëndrueshme midis dy anëtarëve të NATO-s, në një periudhë kur stabiliteti në Mesdhe është më i rëndësishëm se kurrë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us