Hakmarrja e Haland ndaj kritikëve: Tani çlodhemi dhe e mbyllim të dielën

Triumfi i së martës në veri të Londrës për Mançester Sitin, falë dy golave të Halandit, i riktheu kampionët e Anglisë në vendin e parë të Premier Ligës përpara javës së fundit të kampionatit, +2 pikë përpara Arsenalit që do të luajë kundër Evertonit.

Norvegjezi ishte vendimtar me dopietën e tij, e cila e katapultoi edhe në krye të klasifikimit të golashënuesve, duke e bërë atë favorit për të triumfuar për të dytin vit radhazi në Premier Ligë në garën për “Këpucën e Artë”. Fitorja në shtëpi ndaj Uest Hemit të dielën do t’i siguronte Sitit një titull të katërt radhazi në Premier Ligë, një sukses i paprecedentë në nivelin më të lartë të futbollit anglez.

“Po, mentalitet fantastik”, tha Haland për “City+” menjëherë pas triumfin në stadiumin e Totenhemit. “Ne fokusohemi ndeshje pas ndeshje dhe tani është momenti për t’u relaksuar. Ne erdhëm këtu për të provuar të fitojmë dhe fituam”, shtoi 23-vjeçari, i cili zhbllokoi rezultatin gjashtë minuta pas nisjes së pjesës së dytë, kur ai shtyu në rrjetë asistin e Kevin de Bryjnes, përpara se të dyfishonte avantazhin e miqve nga pika e bardhë e penalltisë në kohën shtesë (Zheremi Doku u pengua nga Pedro Porro në zonë).

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane!

Megjithatë, skuadra e Ange Postekoglusë pati një shans për të barazuar, por portieri rezervë i Sitit, Stefan Ortega, i cili hyri në fushë pasi Ederson u dëmtua në një përplasje me Kristian Romeron, reagoi në mënyrë fantastike në një situatë një kundra një me Son Heungmin. “Ata janë një ekip fantastik”, tha Haland për “spërsat”. “Të gjithë e dinë se ata duan të luajnë futboll gjatë gjithë kohës dhe të gjitha komplimentet për ta. Ishte vërtet e vështirë, por po, ne erdhëm këtu për të provuar të fitojmë dhe fituam Kjo është gjëja ime e vetme dhe jam i lumtur. Mendoj se ishim pak nervozë, mendoj se është normale, ka shumë emocione për të gjithë. Të gjithë e dinë situatën, por ka të bëjë me të mos menduarit shumë. Përpiquni të përqendroheni në gjërat tuaja që keni për të bërë dhe përpiquni të fitoni”.

Ai u ndal të komentonte edhe pritjet shpëtimtare të Stefan Ortegës, pa ndërhyrjet e të cilit Siti mund të mos ishte larguar me pikët maksimale nga Londra: “Ortega ishte njeriu i ndeshjes… Çfarë mund të them? Ai është i pabesueshëm dhe një djalë kaq i mirë gjithashtu, kështu që unë jam i lumtur për të. Tani të qëndrojmë të gjithë të bashkuar dhe ta mbyllim këtë”. Siti renditet në krye të Premier Ligës në javën e fundit për herë të gjashtë në 7 sezonet e fundit, me përjashtim të 2019-20. Dhe e kanë fituar titullin në secilin prej atyre sezoneve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us