Hapja e fushatës, Ilir Meta mesazh nga burgu: Fizikisht nuk do të jem, por…

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një mesazh me rastin e hapjes së fushatës elektorale të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore që do të mbahet në orën 19:00 në sheshin “Nënë Tereza”.

Meta thotë se edhe pse nuk do të jetë prezent fizikisht, do jetë me gjithë fuqinë e kauzës krah të gjithë qytetarëve që do të mblidhen në shesh.

Ai thekson se asnjë izolim fizik ekstrem nuk e ndal në përballjen për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, siç shkruan ai “nga dhuna e Narkoqeverisë, që ka zaptuar dhe plaçkit vendin”.

Reagimi i Metës:

Sonte është fillimi i betejes finale për çlirimin e çdo shqiptari, sonte starton fushata fitimtare që do të kurorëzohet më 11 Maj me Fitoren Madhështore të Lirisë kundër Narkoregjimit të dorëzuar në duart e krimit dhe korrupsionit”, shkruan Meta, i cili bën apel që më 11 maj të votohet ai dhe Aleanca per Shqiperine Madheshtore.

Asnjë izolim fizik sado ekstrem nga Narkoregjimi, nuk më ndal dhe nuk do të më ndalë në përballjen time për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e shqiptarëve nga dhuna e Narkoqeverisë, që ka zaptuar dhe plaçkit vendin.

Sonte vetëm fizikisht nuk do të jem në shesh, por me të gjithë fuqinë e kauzës, do të jem krah jush në Sheshin “Nënë Tereza”, në ora 19:00.

Sonte është fillimi i betejes finale për çlirimin e çdo shqiptari, sonte starton fushata fitimtare që do të kurorëzohet më 11 Maj me Fitoren Madhështore të Lirisë kundër Narkoregjimit të dorëzuar në duart e krimit dhe korrupsionit!

Sot të gjithë në shesh ku do gjëmojë zëri i qytetarëve për Shqipërinë Madhështore që meritojnë shqiptarët e ndershëm, punëtorë dhe patriotë.

VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ, Qarku Tiranë.

Lajme të tjera |  Vrasja e Ilaria Sulës/ Zbardhet dëshmia e nënës së autorit: Ishte si një demon…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us