‘Hipën mbi shtylla për të treguar se di të fluturojë’, Rama ironizon Metën: Drejtësia e re po funksionon

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar këtë të hënë akuzat e ardhura nga opozita në lidhje me vëllain e tij, apo nga Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha se ka pasur një marrëveshje mes tij dhe Rithemelimit për Reformën Zgjedhore dhe kthimin e normalitetit në Kuvend. Po ashtu nuk la pa ironizuar dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, në lidhje me videot e tij të fundit duke ngjitur malet apo nga palestra. Ndër të tjera, i ndalur tek Reforma në Drejtësi, Rama tha se nuk do të mund të realizohej pa Partinë Socialiste. Deklaratat i bëri i ftuar në “Real Story”.

Edi Rama: Po çfarë mund të pritet tjetër, nga një çingije që hidhet nga prehri në prehër dhe spërdridhet për t’i dhënë kënaqësi padronit të radhës dhe për të marrë nga padroni i radhës pastaj atë vlerësimin e çingijes më të preferuar. Çfarë mund të bëjë tjetër, çfarë mund të presësh tjetër? Ndërkohë që ana serioze e gjithë kësaj është që pa PS nuk do kishte reformë në drejtësi dhe pa PS, nuk do kishte stabilitet në punën e SPAK. SPAK-u sot është një organizatë që ka mundësinë të punojë me stabilitet të plotë dhe është i sulmuar vetëm nga një segment i politikës që edhe ata nuk kanë çfarë. Ç’mund të bëjë tjetër për të mbijetuar aq sa mund të mbijetojë dikush që i ka hapësirat të kufizuara. Kështu që, në një hapsirë të kufizuar përpiqet të shpjegojë që ia kanë kufizuar hapësirën se këtu po bëhet në padrejtësi e madhe, një tjetër, hipën nëpër paralele, shtylla, hipën nëpër diga, për të treguar se di të fluturojë. Gjithsesi ai fluturon. Pra, është një situatë që është si rezultat i faktit që drejtësia e re po funksionon. Dhe për sa na takon ne, kemi shumë gjëra të tjera që mund të bëjmë padiskutim dhe që përpiqemi t’i bëjmë çdo ditë.

Lajme të tjera |  E RËNDË në Francë, ekzekutohet me ARMË ZJARRI 19-vjeçari shqiptar!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us