Historia e TRISHTË nga Gramshi/ Nusja RREH vjehrrën e i thyen dorën, inskenon VIDEON: Ç’të vjen nga by*** e nxjerr!

Një e moshuar 76-vjeçare, Rabushe Kërçuku, sot banon buzë autostradës së Lushnjës në afërsi të fshatit Gramsh në njërën prej banesave të djemve. I shoqi jeton në fshat në shtëpinë e tyre të vjetër, por ai e ka dëbuar të shoqen.

Rabushja në Tv Klan se ka vuajtur shumë duke rritur 7 fëmijë dhe e pajisur me dhjetëra urdhra mbrojtjeje prej bashkëshortit pasi ky i fundit e ka dhunuar vazhdimisht.

E moshuara banon në një nga banesat e djemve, pasi këta të fundit janë në Greqi.

Por ajo pretendon se nusja e shtëpisë sa herë kthehet nga emigrimi, e dhunon pa mëshirë. Në një video të siguruar, shfaqet nusja që i bën presion vjehrrës që të flasë mirë se do të shohë djali.

Lajme të tjera |  “Burrat, gjysmën e trurit e kanë me ujë kënete”- Rama: Gratë, me mision të madh! Nëse do ju iknin një muaj, do vinit vërdallë të parruar e të palarë! Vetëm bishti do ju mungonte

Nusja: Mami, thuaj Artit ( djalit) “natën e mirë”, që të iki unë të fle gjumë rehat, se më keni shqetësuar tmerrësisht!

Rabushe Kërçuku: Ik fli gjumë.

Nusja: Të vete të fle gjumë?

Rabushe Kërçuku: Ik!

Nusja: Kë more ti sot, kur ka marrë vesh Arti në Greqi, nuk e di çfarë i ke thënë, çfarë të vjen, mos të them nga këmbët, por nga by…, i nxjerr nga goja?

Rabushe Kërçuku: Nuk kam marrë asnjë.

Nusja: Nuk ke marrë asnjë?

Rabushe Kërçuku: Nuk kam marrë asgjë se më ka humbur bateria.

Nusja: Çfarë i kanë thënë ato gocat e tua të bukura, që nuk e duan nënën? Unë s’kam detyrime te ti, kam te fëmijët e mi.

Lajme të tjera |  Vrasja e Ilaria Sulës/ Zbardhet dëshmia e nënës së autorit: Ishte si një demon…

Deri tani zonja Rabushe nuk ka kryer denoncim në polici për nusen e djalit pasi ka frikë se kur të kthehet përsëri, ajo do ta dhunojë edhe më rëndë. Ka kryer disa ekzaminime që tregojnë thyerje serioze të gishtave.

Pas ndërhyrjes së “Stop”, u vendos kryerje e ekspertimit mjeko-ligjor dhe shoqërimi në spital i së moshuarës.

Ndërsa vetë policia iu drejtua gjykatës për pajisje me urdhër mbrojtjeje ndaj nuses së djalit, duke e shpallur këtë të fundit në kërkim për akuzën e dhunës në familje. Ky rast u referua në prokurori.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us