Humbi finalen ndaj Barçës, Ancelotti habit me deklaratën: Nuk ka asgjë për t’u fajësuar, ishte ndeshje e komplikuar

Real Madrid nuk ia doli as këtë herë ndaj Barcelonës. Madrilenët u mposhtën në finalen e Kupës së Mbretit pas kohës shtesë me shifrat 3-2 nga katalanasit, me kohën e rregullt që u mbyll 2-2.

Pas kësaj disfate ka folur Carlo Ancelotti. Timonieri italian ka theksuar se ishte një ndeshje e vështirë dhe shumë e komplikuar. Ndër të tjera ka nënvizuar se nuk ka asgjë për t’u fajësuar pasi ekipi i tij dhuroi gjithçka.

“Ishte një ndeshje e mirë dhe ne konkurruam mirë. Pjesa e parë ishte më e komplikuar, por ne ishim më mirë në të dytën. E kishim lojën nën kontroll, ata lanë një top pas nesh për golin e dytë dhe ndeshja u bë më e komplikuar. Nëse do të kishim fituar, nuk do të ishte një skandal, sepse ne ishim më të mirë se kundërshtarët tanë në pjesën e dytë.

Ne u mbrojtëm mirë, pa kërkuar të thyejmë presionin në fillim. Nuk ishte e lehtë sepse kur ata kanë energji, ata shtypin shumë mirë. Kur ata e lehtësuan presionin, ne e kontrolluam topin më mirë dhe luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë.

Jam i lënduar që nuk arritëm të ngrinim Kupën, nuk ka asgjë për të fajësuar sepse dhamë gjithçka”, ka theksuar timonieri italian.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Partizani shënon gol me “aromë” Final 4, Tirana shpreson ende te mbijetesa! Mbyllen pjesët e para të 5 sfidave të Superiores

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us