Qeveria ka miratuar Programin e Reformave Ekonomike për periudhën 2025– 2027, që synon të nxisë rritjen ekonomike të qëndrueshme dhe zhvillimin e sektorëve kyç të vendit.
Programi i ri përmban një seri masash dhe iniciativash strategjike, që do të adresojnë sfidat e ekonomisë shqiptare, përmirësojnë klimën e biznesit, mbështesin investimet e huaja dhe vendëse, si dhe përmirësojnë sistemin fiskal dhe administratën publike. “Vendim nr. 46, datë 22.1.2025 për miratimin e Programit të Reformave Ekonomike (ERP) 2025–2027. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi: Miratimin e Programit të Reformave Ekonomike (ERP) 2025–2027, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, – thuhet në vendim.
PROGRAMI PËR PENSIONET
Ndërsa, shpenzimet e Skemës së Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2025 janë parashikuar në masën 63.1 miliardë lekë ose 2.4% e PBB-së. Së fundi, shpenzimet për Fondin e Kompensimit në vlerë të Pronarëve parashikohen në total në masën 3 miliardë lekë ose 0.1% e PBB-së. Balanca primare parashikohet në një mesatare prej rreth 0.5 për qind në vit gjatë periudhës së ardhshme afatmesme (2025–2027).
PARASHIKIMI I TË ARDHURAVE
Është parashikuar rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 3.9% dhe indeksi i çmimeve 3%. Për efekt të programimit të tyre përdoret 70% e rritjes në programimin e të ardhurave. Si rezultat i zbatimit nga qeveria të reformës në fushën e pagave në 1 korrik 2024 dhe që do të ketë efekt në muajt e parë të vitit 2025, si dhe efekti i politikave të mëparshme tatimore. Të ardhurat e projektuara që do të gjenerohen nga përmirësimi në administrimin e tatimeve, taksave dhe detyrimeve të kontributeve, hapa të cilat janë parashikuar edhe në kuadër të zbatimit të “Strategjisë afatmesme të të ardhurave 2024–2027”, si dhe faktorë të tjerë pozitivë.
Bazuar në projeksionet tona, efektet në të ardhura te tatimet dhe doganat dhe kontributet nga këta faktorë janë, si më poshtë: 14.9 miliardë lekë parashikohet që të jetë rritja nga rritja ekonomike; 5.4 miliardë lekë nga inflacioni; 15.2 miliardë lekë nga përmirësimi në administrimin e tatimeve dhe taksave, duke përfshirë dhe masat e draftstrategjisë afatmesme të të ardhurave; 9.15 miliardë lekë nga efektet e politikave fiskale të ndërmarra vitet e mëparshme, efektet e politikave buxhetore në fushën e pagave; 10.8 miliardë lekë nga masat e tjera fiskale. Totali i shpenzimeve publike për vitin 2025 është planifikuar 825.08 miliardë lekë ose 31.5% e PBB-së.





