I jashtëzakonshëm në këtë sezon, Raphinha lë mbrapa Neymar me STATISTIKA

Raphinha padiksutim po kalon momentin më të mirë në karrierën e tij futbollistike. Braziliani i një lider i vërtetë udhëhoqi ditën e shtunë Barcelonën drejt një tjetër fitoreje të rëndësishme ndaj Celta Vigos.

Sulmuesi shënoi dopietë dhe asistoi në një tjetër rast për të çuarBarçën drejt fitores 4-3. Një paraqitje fantastike nga braziliani, i cili këtë sezon po vendos rekord me fanellën e blaugranave.

Sipas “Sport”, Raphinha tani ka arritur të kontribuojë në 53 gola të skuadrës së Barçës në këtë sezon, duke përfshirë edhe asistet. Ndërkohë thyen kështu rekordin e Neymar i cili e kishte mbyllur sezonin e tij më të mirë te Barcelona me 51 gola dhe asistime.

Kjo statistikë pritet që sërish të ndryshojë, pasi minimalisht Raphinha mund të luajë edhe në 10 ndeshje me Barçën, mes kampionatit, Kupës së Mbretit dhe Champions League.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us