I morën pikë Egnatias, Teuta reagon në rrjetet sociale

Tueta arriti që të merrte një pikë shumë të rëndësishme ndaj Egnatias në kampionat ditën e djeshme, me sfidën që përfundoi 1-1. Një pikë që sigurisht në fund të kampionatit do të vlejë shumë në garën për mbijetesë, aq më shumë kundër një ekipi kampion.

Për këtë klubi durrsak ka reaguar në rrjetet sociale. “Djemtë e Detit” kanë shkruar se gjithmonë do të jenë të bashkuar.

“Gjithmonë të bashkuar, forca Teuta”, shkruhet në rrjetet sociale, teksa kanë publikuar foto gjatë sfidës së djeshme.

Kujtojmë se aktualisht Teuta ka arritur të grumbullojë 28 pikë, 2 më shumë se Tirana dhe Skënderbeu. “Djemtë e Detit” mbajnë vendin e 8-të në klasifikim dhe kanë po aq pikë sa Bylisi dhe 3 pikë më pak se Laçi.

Lajme të tjera |  LIVE/ Gol dhe tensione në fushë, zhbllokohen shifrat në ndeshjen Shqipëri-Izrael (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us