I përfundoi kontrata me skuadrën, mbrojtësi i kombëtares mund të kalojë në SHBA

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Enea Mihaj u largua nga Famalicao pas 3 sezonesh. Thashethemet për të ardhmen e tij nuk mungojnë, teksa së fundmi “Givemesport” shkruan se Mihaj është shumë pranë marrëveshjes me klubin nga MLS, Atlanta United.

Në këtë skuadër, Mihaj do të ketë mundësi që të tregojë veten , edhe pse rivaliteti është i madh.

Për të do jetë hera e parë që do luajë në SHBA, pas një karriere të fokusuar në Greqi dhe Portugali.

Lajme të tjera |  Egnatia, Partizani, Dinamo dhe Vllaznia me sytë nga Zvicra, hidhet sot shorti për Europën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us