Ish-presidenti Donald Trump apeloi vendimin e sekretares demokrate të shtetit Maine, që e përjashton atë nga fleta e votimit lidhur me rolin e tij në trazirat në ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar të vitit 2021.
Trump pritet që të kërkojë nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara që të marrë një vendim lidhur me çështjen e ngritur në Kolorado që e skualifikon atë nga pjesëmarrja në fletën e votimit.
CNN shkruan se sekretarja esShtetit në Maine, Shenna Bellows, njoftoi vendimin e saj javën e kaluar, duke thënë se ajo kishte një detyrim ligjor për të hequr Trumpin nga votimi sipas Kushtetutës së kohës së Luftës Civile që ndalon ata që “angazhohen në kryengritje” të mbajnë zyrë.
Apelimi i Trump në Gjykatën e Lartë të shtetit Maine deklaron se sekretarja Bellows nuk kishte juridiksion për këtë çështje dhe kërkon që asaj t’i kërkohet që të vendosë emrin e Trump në fletën e votimit për zgjedhjet paraprake të 5 marsit. Kërkesa argumenton se ajo i tejkaloi kompetencat dhe u bazua në ‘fakte të pabesueshme’.
Gjykata më e lartë e Shteteve të Bashkuara asnjëherë nuk ka dalë me një vendim lidhur me klauzolën në fjalë.