Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 26 vite burg për 8 të pandehurit, vendimi jepet më 16 prill!

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të shpallë vendimin për çështjen e inceneratorit të Tiranës më 16 prill, në orën 13:00.

Në këtë proces, ndër të akuzuarit ndodhet edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili përballet me akuza të rënda për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, lidhur me kontratat dhe fondet publike të përfshira në ndërtimin dhe menaxhimin e inceneratorëve në disa qytete.

Kujtojmë se SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite burg të ish-ministrit Koka, i cili gjykohet me gjykim të shkurtuar së bashku me 7 të akuzuarit e tjerë.

Pretenca për të pandehurit:

Lefter Koka 4 vjet burg

Bledar Karoli 4 vjet burg

Lajme të tjera |  Ndryshime në postet drejtuese të PD, çfarë funksioni do të mbajë Salianji pas daljes nga burgu? Berisha: Do ta përcaktojë anëtarësia...!

Fatjon Murati 4 vjet burg

Taulant Tushe 4 vjet burg

Namik Simixhi 4 vjet burg

Valbona Ballgjini 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove

Sidita Kopliku 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove

Jetmir Llapaj 2 vjet burg

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us