Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të shpallë vendimin për çështjen e inceneratorit të Tiranës më 16 prill, në orën 13:00.
Në këtë proces, ndër të akuzuarit ndodhet edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili përballet me akuza të rënda për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, lidhur me kontratat dhe fondet publike të përfshira në ndërtimin dhe menaxhimin e inceneratorëve në disa qytete.
Kujtojmë se SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite burg të ish-ministrit Koka, i cili gjykohet me gjykim të shkurtuar së bashku me 7 të akuzuarit e tjerë.
Pretenca për të pandehurit:
Lefter Koka 4 vjet burg
Bledar Karoli 4 vjet burg
Fatjon Murati 4 vjet burg
Taulant Tushe 4 vjet burg
Namik Simixhi 4 vjet burg
Valbona Ballgjini 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove
Sidita Kopliku 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove
Jetmir Llapaj 2 vjet burg