Incidentet e para në Gjadër! Emigrantët e dëbuar nga Italia shkatërrojnë dhomat, vihen në izolim

Vetëm një javë nga mbërritja e emigrantëve të parë të dëbuar nga Itali në kampin e Gjadrit, janë raportuar incidentet e para. 10 prej refugjatëve kanë shfaqur agresivitet dhe sjellje të dhunshme.

Nuk ka ende asnjë deklaratë zyrtare por burime brenda kampit thanë se një grup prej afro 10 emigrantësh mbrëmjen e 14 prillit kanë shkatërruar mobilet e dhomave dhe kanë thyer xhamat. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të dëmtuar apo incidente të tjera. Autoritetet italiane kanë ndërhyrë menjëherë, duke dërguar në ambientet e izolimit emigrantët.

40 emigrantët me urdhra dëbimi nga Italia mbërritën më 8 prill me pranga në kampin e Gjadrit. Bëhet fjalë për refugjatë, të cilëve u është refuzuar azili në Itali. Mes tyre ka persona të akuzuar ose të dënuar për krime; vrasje të mbetur në tentativë, dhunë seksuale, lëndime të rënda, pornografi me fëmijë, vjedhje, grabitje, nxitje të miturve dhe posedim të lëndëve narkotike. Afati maksimal i qëndrimit të tyre në kampin e Gjadrit, do jetë 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin.

Deti një javë më parë qendrat pritëse ishin bosh, pasi në nëntor emigrantët, dhe pjesa më e madhe e policëve italianë, punonjësve socialë dhe organi drejtues i qendrave në Shqipëri për riatdhesimin e emigrantëve u larguan nga Gjadri. Vendimi erdhi pas bllokimit të njëpasnjëshëm të Gjykatës së Romës për mbajtjen e emigrantëve në qendrën e Gjadrit.

Lajme të tjera |  “S’ka vajzë për ty nëse je me kënetën”, Rama-grave socialiste: Ku duhet të bazohet krushqia me demokratët

Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet ndërsa në vendin tokë u kërkua edhe një aprovim i gjykatës kushtetuese. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatët nga territori shqiptar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us