Inzaghi e nxorri jashtë planeve Asllanin nga Interi, trajneri Chivu merr vendimin e PAPRITUR

E ardhmja e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani në drejtimin e ish-trajnerit të Interit Simone Inzaghi morri trajtën e një “ekuacione me disa të panjohura”. Por tashmë në “timonin” e trajnerit të ri Cristian Chivu gjërat kanë ndryshuar.

Saktësisht, sipas mediave italiane bëhet e ditur se Asllani është në plane e teknikut rumun dhe është gati ti besojë një rol të rëndësishëm 23-vjeçarit. Po ashtu thuhet më tej se Kristjan do e nis titullarë në debutimin e zikaltërve në Botërorin e Klubeve kundër Monterrey.

Mundësia më e mirë që “regjizori” i Kombëtares të tregojë gjithë “arsenalin” posedues dhe të dëshmojë veten se është i rëndësishëm në ekip. Interesimi i klubeve në Serie A për Asllanin është aty, ku Fiorentina është në pritje.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ UEFA “dhuratë” klubit të Superiores, kryeqytetasit kalojnë direkt në turin e dytë të Conference League

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us