Simone Inzaghi duket se po kalon ditët e fundit tek Interi. Trajneri italian lidhet me një kalim të mundshëm tek Al Hilal, në Arabinë Saudite.
Oferta nga Lindja e Mesme, duket se e ka bindur teknikun italian, për të ndryshuar ambient.
Aktualisht vëmendja është e përqendruar totalisht te finalja e Champions League ndaj PSG-së, por pas kësaj pritet të njoftohet largimi i Inzaghit.
Interi ka nisur nga puna për zgjedhjen e një trajneri të ri dhe një profil që pëlqehet së tepërmi është ai i Cesc Fabregas.
Spanjolli spikati te Como këtë sezon dhe ka tërhequr vëmendje të madhe. Zikaltërit mund të zgjedhin Fabregas për stolin, por nuk do të jetë e lehtë për ta larguar nga Como.
Një emër i përfolur ishte edhe ai i Masimilliano Allegri, por tekniku livornez duket i destinuar për të shkuar te Napoli, ku do të pasojë Conten.





