Ish-deputeti i PD: Rama vizionar, rri zgjuar për të bërë vepra të mëdha, Shqipëria po merr fizionominë e tij

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë i pranishëm në konkursin e masterplanit për zhvillimin e zonës tek ish-Cirku në qendër të Tiranës.

Në këtë projekt garojnë 6 studio të arkitekturës moderne. Në fjalën e tij, Rama tha se ky projekt ideohet për të bërë një zhvillim shumë të rëndësishëm në qendër të Tiranës.

Nga të pranishmit fjalën e mori edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, biznesmeni Astrit Veliaj, i cili nuk nguroi të lavdëronte kyeministrin Rama se si e ka ndryshuar Tiranën dhe Shqipërinë.

Ish-deputeti Veliaj në fjalën e tij tha se Shqipëria dhe Tirana po merr fizionominë e kryeministrit Rama.

Sipas Veliajt, kryeministri Rama është vizionar dhe transformues, që rri zgjuar për të bërë vepra të mëdha.

Lajme të tjera |  DINAMIKA- Si ndodhi tragjedia në Shkodër? Kapiteni i anijes u tha "jo", turistët e shpërfillën. Humbi jetën për t'i shpëtuar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us