Ishin afër konfirmimit, “telenovela Shkëmbi – Tirana” merr tjetër “rrjedhë”

Në kryeqytet prej javësh tashmë flitet për të ardhmen e Bledi Shkëmbit. Tirana dhe trajneri herë duken shumë afër bashkëpunimit dhe herë tjera drejt largimit.

E kur dukej se gjithçka po ecte në rrugën e duhur për të qëndruar, “telenovela Shkëmbi – Tirana” tashmë ka marrë një tjetër rrjedhë. Palët kanë ide dhe qasje të ndryshme për sezonin e ri dhe në këto kushte duket thuajse e pamundur që të vazhdojnë bashkëpunimin.

Palët mes tyre kanë bërë një sërë takimesh ditët e fundit, me Refik Halilin që pavarësisht se nuk e ka thënë ende “fjalën” e fundit, ka kërkuar pak kohë për të vendosur për skuadrën e sezonit të ri.

Lajme të tjera |  SHORTI I CONFERENCE/ Dinamo, Partizani dhe Vllaznia mësojnë rivalët e raundit të dytë, shkodranët mund të përballen me ekipin tjetër shqiptar

Diçka e tillë duket se nuk është “përqafuar” nga korçari, i cili mendon se për të ndërtuar një skuadër cilësore nuk duhet të humbin kohë dhe në këto kushte palët pritet të shtrëngojnë duart. Gjithsesi gjithçka pritet të zyrtarizohet në orët në vazhdim, me Strugën nga krahu tjetër që qëndron në prapavijë për të siguruar shërbime e ish-lojtarit të Skënderbeut.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us