Një person ka humbur jetën gjatë punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Punëtori i identifikuar me inicialet D.H. ka qenë në krye të detyrës brenda kantierit, kur ka rënë nga lartësia. Si pasojë e impaktit me tokën, 38-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Për rastin kanë nisur menjëherë hetimet dhe do të merren në pyetje edhe përgjegjësit për punimet në aeroport.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:40, në fshatin Akërni, në ambientet e aeroportit të Vlorës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia, gjatë punimeve në terminal, shtetasi D. H., 38 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rastit, do të merren në pyetje shtetasit përgjegjës për punimet në aeroport.