Ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet e vdekur studentja shqiptare në Itali (Detaje shokuese)

Mëngjesin e sotëm është gjetur trupi i pajetë i Ilaria Sulës, 22-vjeçares së zhdukur më 25 mars.

Trupi i të resë u gjet në një zonë të pyllëzuar në fund të një përroi brenda një valixheje.

Sipas hetimeve fillestare, e reja kishte pasur një lidhje me një shtetas filipinas, i cili është identfikuar dhe arrestuar.

E reja shqiptare studionte statistika në Universitetin Sapienza. Përveç familjes së saj, të cilët kishin bërë denoncim në polici, për ta gjetur atë ishin mobilizuar edhe miq, duke publikuar fotografi të së resë.

Hetimi mori një kthesë dramatike mbrëmë kur hetuesit e policisë mbërritën në banesën e filipinasit, ku policia mjeko-ligjore kreu një inspektim. I njëjti i ri, me të cilin viktima shkruante prej kohësh mesazhe në mbrëmjen e zhdukjes së saj, u identifikua nga policia dhe u dërgua në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Lajme të tjera |  “Nuk e dija” - Evi Kokalari: Fola me asistent prokurorin e Përgjithshëm të SHBA dhe i shpjegova kush është Fatmir Mediu

Në mbrëmjen e zhdukjes së saj, Ilaria me sa duket ishte larguar nga shtëpia me nxitim për të takuar dikë. Prindërit e saj, të cilët jetojnë në Terni, raportuan se ajo nuk kishte marrë asgjë me vete, por se celulari i saj punonte dhe se dikush i ishte përgjigjur mesazheve të saj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us