Italia luante ndaj Shqipërisë para 1 viti, argjentinasi habit me deklaratën: Spalletti më donte në kombëtare

Matias Soule aktualisht pjesë e ekipit të Romës ka deklaruar në një intervistë një bisedë të bujshme me Luciano Spallettin. Trajneri i Italisë para një viti në Europian ku u përballën me Shqipërinë, kërkonte ta kishte sulmuesin argjentinas në ekip.

“Trajneri im tek Frosinone ishte në kontakte me teknikun e Italisë. Më telefonoi kur isha në shtëpinë e Dybalës. Më tha se më donte në ekip, se kisha pasaportë dhe se ishte koha e Europianit.

Më pas ai erdhi në qendrën stërvitore, por i thashë se doja të prisja për Argjentinën. Spalletti mu përgjigj me mirëkuptim, nuk ishte e lehtë t’ia thoja, por ndoqa zemrën time”, u shpreh Soule

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ I dha lamtumirën Vllaznisë, Mehdi Çoba i bashkohet ekipit “bardhekuq”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us