Iu bashkua protestës së Lapajt përpara Kryeministrisë, deputeti i PD tregon arsyen

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka shpjeguar pse iu bashkuar protestës të “Shqipëria Bëhet” përpara Kryeministrisë.

Në një reagim më rrjetet sociale, Xhaferri tha se do të jetë “në çdo protestë ku nuk i bëhet opozitë opozitës, por i bëhet opozitë Edvin Kullës dhe çetës së tij të hajdutëve dhe trafikantëve!”

“Sot, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, iu bashkova protestës së partisë “Shqipëria Bëhet”, për shkak se është një protestë që bëhet kundër njeriut që e ktheu Shqipërinë në një narkoshtet, ku vidhet vota, lulëzojnë kartelet e drogës dhe ku rinia ikën nga sytë këmbët për të mos u kthyer më kurrë.

Ashtu si aktivistë të kësaj force politike janë bërë pjesë e protestave tona, ashtu edhe unë sot zgjodha të jem në shesh për të treguar se Partia Demokratike është e hapur për forcat e reja që kanë vendosur të mos i bëjnë opozitës opozitë, por t’i bëjnë opozitë një regjimi që mbahet në këmbë nga kartelet e drogës, të cilat investojnë që në këtë vend të mos ndodhë rrotacioni.

Nuk e ka luksin opozita shqiptare të luftojë e përçarë përballë një regjimi, largimi i të cilit është emergjencë kombëtare.

Nga kjo protestë e sotme u bëj thirrje shqiptarëve që më 10 shkurt të dalin masivisht në protestën kombëtare, e cila do të shënojë fillimin e fundit të narkoregjimit!”, shkruan Xhaferri në rrjetet sociale

Lajme të tjera |  Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detajet e ngjarjes së rëndë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us