Izraeli shpall “Non-Grata” shefin e OKB-së!

Ministri i jashtëm Izrael, Israel Katz deklaroi se shefi i OKB-së, Antonio Guterrez është shpallur “person non-grata” dhe i është ndaluar hyrja në shtetin hebre.

Vendimi, sipas shpjegoi kryediplomati izraelit, i detyrohet faktit që Guterres nuk e dënoi sulmin me raketa të Iranit.

Kaq mjaftoi që Guterrez të akuzohet për qëndrim anti-izraelit dhe se i jep mbështetje “terroristëve, përdhunuesve e vrasësve. Guterres, tha Katz, do të kujtohet nga brezat që do të vijnë, si një njollë në historinë” e Kombeve të Bashkuara.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së dënoi një ditë më parë zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme me përshkallëzim pas përshkallëzimi sic tha ai, e bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Irani lëshoi të martën gati 200  raketa balistike drejt Izraelit, në përgjigje të atij që e cilësoi si agresioni i tij në Liban dhe në Gazë.

Lajme të tjera |  Netanyahu paralajmëron Iranin: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Në të njëjtën ditë, Guterres dënoi ashpërsimin e “vazhdueshëm të konfliktit”.

Për Israel Katz, fakti që i parë i OKB-së nuk e përmendi Iranin, e bën atë person të padëshirueshëm në Izrael.

“Kushdo që nuk mund ta dënojë qartazi sulmin e urryer të Iranit kundër Izraelit, siç bënë pothuajse të gjitha vendet e botës, nuk e meriton të shkelë në tokën izraelite. Izraeli do të vazhdojë t’i mbrojë qytetarët e tij dhe ta ruajë dinjitetin e tij kombëtar, me ose pa Antonio Guterresin”, u shpreh Israel Katz.

Reagimi i Izraelit ndaj Iranit në prill ishte relativisht i butë dhe dukej i kalibruar për të shmangur rreziqet e një lufte të gjerë midis vendeve kundërshtare, edhe pse shkatërroi një tabu të sulmeve të drejtpërdrejta nga Teherani.

Lajme të tjera |  Netanyahu paralajmëron Iranin: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Ekspertet megjithatë mendojnë se këtë herë, Izraeli mund të vendosë të kundërpërgjigjet duke goditur shumë më rëndë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us