“Jam i kënaqur me barazimin, arritëm vendin e dytë”, Brdaric: Kishim mundësi të fitonim

Elbasani dhe Vllaznia u ndalën në barazim ditën e sotme me shifrat 1-1. Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric doli në prononcim për mediat në fund të takimit.

“Për ne është një ditë e mirë, arritëm të kapim vendin e dytë dhe kemi çdo gjë në dorë. Ishte një ndeshje e fortë, një klimë e nxehtë me ekipet që e kishin të vështirë të luanin. Arritëm të shënojmë shumë shpejt në pjesën e dytë. Por fatkeqësisht pësuam një gol prej një krosimi, por duhet të mbrojmë më mirë.

Jam i lumtur që luajtëm kundër Elbasanit në këtë situatë. Ata kanë pasur një ecuri të mirë fitoresh, por fokusi ynë është tek ndeshjet tona. Kishim përgatitur për dy opsione, Elbasani mbrojti mirë sepse kur luanim topat e gjatë shkonin me shpinë pas mbrojtësve të tyre. Në minutat e para patëm probleme, por e rikuperuam në vazhdim.

Disa situata mund t’i bëjmë më mirë. Në fund të ditës jemi të kënaqur me këtë barazim. Ne bëmë një presing në këto kushte të vështira, u tërhoqëm pak duke u kthyer më mirë në tranzicion. Kishim rastin të dyfishonim me Dodaj dhe në mbyllnim ndeshjen. E dinim që Elbasani ka cilësi në krosime, nëse do kishim pak më shumë fat mund të fitonim sot”, u shpreh Brdaric.

Lajme të tjera |  FOTOLAJM/ Tirana u jep lajmin e keq tifozëve para Teutës, sulmuesi shfaqet në spital

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us