“Juventusi duhet të më jepte kohë”, Motta flet për herë të parë pas shkarkimit: Nuk jam grindur kurrë me Giuntolin

Pak ditë përpara sfidës me Genoan në kampionat, Juventusi shkarkoi nga detyra trajnerin Thiago Motta. Rezultatet jo të mira të teknikut italian rezultuan deri në largimin e tij. Për herë të parë publikisht, Thiago Motta ka dalë të flasë për mediat.

“Juventusi duhet të më jepte kohë. Edhe nëse është e vërtetë që dy ndeshjet e fundit u luajtën keq, drejtuesit e Juventusit zgjodhën një rrugë tjetër. I zghënjyer sepse nuk shkoi ashtu siç shpresoja, veçanërisht në Kupën e Italisë dhe në Champions League. Por nuk mund ta quaj dështim, ishim një pikë larg vendit të katërt, objektivit kryesor në fillimin e sezonit.

Unë kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë lojtarët. A ka thënë Giuntoli se i vinte turp që më zgjodhi mua? Asnjëherë nuk u grinda me drejtorin, kurrë. Ashtu siç nuk i thashë kurrë Yildiz se ai ishte.”, u shpreh Motta.

Lajme të tjera |  Klopp trajner i Realit? Agjenti u jep fund dilemave, zbulon të ardhmen e gjermanit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us